Deklarata e ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, se “ka me u kallë Kosova” në rast të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka nxitur reagime në opinionin publik.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe gaztari Nefail Maliqi, i cili e ka kundërshtuar ashpër idenë e përfshirjes së Kosovës në një skenar të tillë, duke pyetur pse duhet të dëmtohet vendi për vendime apo procese politike e gjyqësore, përcjell “Bota sot”. Reagimi i plotë Pse me e kallë Kosovën kur Serbia e kalli në vitin 1999? Pse me e kallë Kosovën kur UÇK-ja e shoi flakën serbe?
Pse me e kallë Kosovën nëse UÇK-ja e ka çliruar? Unë jam kundër, edhe nëse ky flakëhedhës, Naiti, kërkon me e kallë Edi Ramën që i dërgoi në Hagë krerët e UÇK-së. Unë jam kundër, edhe nëse ky flakëhedhës, Naiti, kërkon me i kallë 82 deputetët që i ngritën gishtat për themelimin e Speciales. Pse nuk kërkojnë me e kallë Serbinë, UDB-në apo Gjykatën Speciale?!
Pra, pse me e kallë Kosovën kur Serbia e kallëti në vitin 1999 dhe më parë, me dhjetëra vite më herët?
