Aleati më i madh stratëgjik i shqiptarëve janë SHBA, pa mbështetjen vendimtare të tyre do të ishte e pa parashikueshme rrjedha historike e popullit shqiptar, i cili historikisht, gjithmonë ka qenë i vetëm dhe pa mbështetje për të realizuar aspiratën kombëtare, atë të shtetit dhe të pavarësisë së Shqipërisë dhe të shtetit të Kosovës.Shqiptarët duhet të jenë falenderues dhe mirënjohës miqve të mëdhenj të tyre, SHBA-ve së pari dhe Turqisë e Kroacisë.
Duhet që vazhdimisht të kujtojmë mbështetjen dhe përkrahjen e tyre për lirinë e Kosovës, për lobimin e tyre për njohjet për shtein e Kosovës, për integrimin , shtendërtimin dhe për forcimin e mbrojtjes së Kosovës.
Presidenti Bush uron popullin e Kosovës dhe presidentin Sejdiu për pavarësinë – () Presidenti George Bush e uroi popullin e Kosovës në një letër drejtuar presidentit të republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu.
“Në emër të popullit amerikan unë njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Kosovës që keni marrë këtë hap të rëndësishëm në zhvillimin demokratik dhe kombëtar, thuhet në letër.
Lidhjet e thella dhe të sinqerta që bashkojnë njerëzit tanë janë bërë edhe më të forta në 9 vitet që kur ka mbaruar lufta në Kosovë.”. https://tvklan.al/presidenti-bush-uron-popullin-e-kosoves-dhe-presidentin-sejdiu-per-pavaresine-19-shkurt-2008 Presidenti Klinton:”Populli i Kosovës janë kryesisht shqiptarë dhe kryesisht myslimanë.
Në vitin 1989 lideri serb Slobodan Millosheviç, i njëjti lider që filloi luftën në Bosnje dhe Kroaci, dhe bëri lëvizje kundër Sllovenisë në dekadën e fundit, e zhveshi Kosovën nga autonomia kushtetuese që kishin njerëzit e saj.
Kështu, duke u mohuar atyre të drejtën për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre, dhe ta jetojnë përditshmërinë ashtu si duan”. https://albanianpost.com/24-mars-1999-fjalimi-historik-i-bill-clinton-qe-i-tregoi-amerikaneve-dhe-botes-pse-duhej-nderhyrje-ushtarake-ne-kosove/ Presidenti Clinton tha se ndihej krenar që ishte president i SHBA-së në kohën ishte marrë vendimi për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.
“Unë gjithmonë do të jam krenar me faktin se unë isha president i SHBA-së në kohën kur ju patët nevojë që dikush të ngritet dhe ta thotë se nuk ka më spastrim etnik, nuk ka më përndjekje të njerëzve nga shtëpitë e tyre, jo më vrasje të civilëve të pafajshëm”, tha Clinton. https://ëëë.evropaelire.org/a/bill-clinton-kosova-be-/29993661.html Presidenti turk Erdogan:“Siç e dini, Turqia është ndër vendet e parë që e ka njohur Kosovën, vendi i dytë pas Amerikës.
Dhe ka qenë shumë domethënës akti i njohjes së Kosovës në atë kohë i nderuar zoti kryeministër. Atëherë unë kam qenë duke drejtuar mbledhjen e kabinetit dhe në mbledhjen e qeverisë më komunikuan aty me fjalë që Amerika e kishte njohur Kosovën dhe unë menjëherë aty për aty thash që ne jemi vendi i dytë pas Amerikës që e njohim Kosovën.
Qofte e hajrit”, tregoi Erdogan. https://gazetadita.al/erdogan-kurtit-kosoven-e-njohem-pas-shba-eshte-domethenese/ SHBA njohin Ushtrinë e Kosovës. Ndihmëssekretari i Shtetit i SH.B.A.-së për Çështjet Evropiane dhe Euroazinë Wess Mitchell riafirmoi mbështetjen e Uashingtonit për krijimin e një ushtrie të Kosovës pas një takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të mërkurën.
“Askush nuk mund të vërë veton mbi të drejtën e Kosovës për të zhvilluar forcat e saj të armatosura],” tha Mitchell në një konferencë të përbashkët shtypi me Vuçiç, duke shtuar se çështja kërkon që Kushtetuta e Kosovës të ndryshohet. https://kallxo.com/shkurt/mitchell-ne-serbi-shba-mbeshtet-ushtrine-e-kosoves/ Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke argumentuar se prania e saj në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.
“Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, përfshirja e Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për të frenuar këto përpjekje armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”, thuhet në rezolutë. https://www.evropaelire.org/a/kongresiste-rezolute-mbeshtetje-kosoves-ne-nato/33746987.html Deklarata e Erdogan erdhi pas takimit në Ankara me presidenten kosovare Vjosa Osmani, e cila në këtë vizitë shoqërohej nga zyrtarë të lartë të shtetit të saj.
“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmë asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta ofruar këtë mbështetje.
Ne i kemi marr hapat tonë ashtu siç i kemi marrë me rastin e njohjes se Kosovës, ashtu do të bëjmë edhe tani me rastin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. https://abcneës.al/erdogan-turqia-mbeshtet-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato-nuk-marrim-leje-nga-askush/ Kroacia do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Evropian dhe NATO.
Kështu është shprehur ambasadorja kroate, Danijela Barishiq pas takimit që pati me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme.
“Kroacia vazhdimisht ka mbështetur rrugën euroatlantike të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian, gjithashtu edhe në NATO”, tha Barishiq. https://lajmpress.org/ambasadorja-kroate-kroacia-mbeshtet-anetaresimin-e-kosoves-ne-be-dhe-nato/ Një marrëveshje e firmosur në Tiranë të martën e 18 marsit 2025 mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe ndërveprim ushtarak mes tri vendeve e ka shqetësuar Beogradin zyrtar. ministri kroat i Mbrojtjes Ivan Anusiç deklaroi se :”Ka kaluar koha kur ne pyesnim Beogradin se çfarë do të bënim.
Shqipëria është aleati ynë në NATO dhe Kosova është vendi ynë mik që ne e kemi njohur”, shtoi Anusiç.Dhe Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka thënë se për marrëveshjen e fundit ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë nuk kanë nevojë t’a pyesin Serbinë apo NATO-n armiqësore.https://shqiptarja.com/lajm/marreveshja-ushtarake-trepaleshe-irritoi-serbine-kroacia-ka-ikur-koha-kur-ju-pyesnim-ju-cfare-do-benim-kosova-deklarata-agresive-dhe-kercenuese
