Schlotterbeck mbetet te Borussia Dortmund

0%

Schlotterbeck mbetet te Borussia Dortmund! Nico Schlotterbeck nuk do të largohet nga Borussia Dortmund këtë verë, raportojnë mediat gjermane. Mbrojtësi 26-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2031 dhe klubi gjerman ka mbyllur çdo mundësi largimi.

Real Madridi e kishte në listën e objektivave për përforcimin e mbrojtjes, por lëndimi i lojtarit dhe vendimi i Dortmundit për ta mbajtur e kanë bërë transferimin të pamundur. Tani madrilenët do të kërkojnë alternativa të tjera në merkato

Burimi: Bota Sot