Rrëfimi i Lautaro Martinez

0%

Goli që çoi Argjentinën në finalen e Botërorit kundër Spanjës mban firmën e Lautaro Martinez, i cili realizoi me kokë në shtesë ndaj Anglisë në Atlanta. Një gol që e përjetoi shumë sulmuesi i Interit, aq sa nuk i mbajti dot lotët.

“Është goli që kam ëndërruar që kur babai im më ka dhuruar këpucët e para të futbollit”, – ka rrëfyer argjentinasi, që më pas me ironi ka shtuar: “Do të përpiqem të mos qaj më, mjaft kam qarë”. Lautaro Matinez nuk ka qenë titullar me Argjentinën në këtë Kupë Bote, por ka dituar ta menaxhojë situatën me profesionalitet: “Nuk jam i kënaqur, sepse dua të luaj gjithmonë.

Tek Interi, nervozohem kur jam jashtë, por në fund të fundit vetëm 11 hyjnë nga fillimi dhe 5 më pas”. Sulmuesi thekson se suksesi kolektiv udhëhiqet nga sakrifica, siç tregon shembulli i Messi-t: “Si shembull kemi më të mirin në botë, atë që të sjell dëshirën të ulësh kokën, të vraposh dhe të punosh me përulësi, të sakrifikosh” – shprehet Lautaro për “La Repubblica”. “Goli?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E pashë në ëndërr, ju betohem, – ka thënë më tej sulmuesi argjentinas. – Çdo lojtar i skuadrës do të donte ta shënonte atë gol që shënova unë”.

Burimi: Bota Sot