Rama: Bizneset e mëdha pa akses në program, të vegjëlit dhe të mesmët

0%

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se me këtë program qeveria synon të ndihmojë në rritjen e sipërmarrjeve të vogla dhe mesme. Ndër të tjera shtoi se do nxjerrë nga zona e komfortit bankat e nivelit të dytë që sipas “nuk luftojnë për fitimet e tyre”.

Rama njoftoi se përmes zyrës së UNDP në Tiranë do të angazhohen ekspertë ndërkombëtarë që do të asistojnë bizneset në planet e tyre. Gjithashtu theksoi se sipërmarrjet e mëdha nuk do të kenë akses në këtë program. “Synojmë t’i japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen.

Ato që të janë të mesme të rriten dhe të bëhen të mëdha dhe ato që janë të vogla të rriten dhe të bëhen të mesme. Duke qenë se bankat kanë një manual të tërë justifikimesh që e përdorim me efiçencë të lartë, një nga këto është që planet e bizneseve nuk janë mjaftueshëm të angazhuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi angazhuar dhe zyrën e UNDP, përmes të cilës do të angazhojmë ekspertë ndërkombëtarë dhe do të kemi një grup të gatshëm për të asistuar bizneset që idetë e tyre ti kthejnë në projekt bindës për bankat. Ministria e Ekonomisë do të ketë rolin e vet për të garantuar koordinimin mes biznesit dhe grupit të ekspertëve.

Kemi vënë në dispozicion një faqe onlinë në të cilën ka një mundësi për tju adresuar drejtpërdrejt ministrisë. Është planifikuar edhe një cikël takimesh në territor për të takuar bizneset, por edhe për të nxitur biznese të caktuara për t’u përfshirë në këtë program. Kur vjen puna të zhvillimi rural, qeveria ka prioritet agropërpunimin sepse kemi shumë hapësirë të papërpiunuar.

Një element i r ii programit është mbështetja e shoqërive të përbashkëta. Sipërmarrjet e mëdha nuk do të kenë akses në këtë program, pavarësisht trukeve që mund të provojnë”, tha Rama.

Burimi: Bota Sot