Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Xh.Sh , për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Siç thuhet në njoftim për media sipas aktakuzës, i pandehuri me inicialet Xh.Sh dyshohet se, më 22 dhe , në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, me përdorim të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.
Tutje bëhet e ditur se i pandehuri ngarkohet se, për një periudhë të caktuar kohore, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj në kuadër të marrëdhënies familjare.
“Në një pikë tjetër të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore.
Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin Xh.Sh ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet”, thuhet në njoftim.
