Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se është duhet hetuar tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara. Njëri rast ka ndodhur në Podujevë ku thuhet se një grua ka vdekur pasi që ka rënë nga një lartësi e një objekti të banimit.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Një tjetër rast thuhet se ka ndodhur në Mitrovicë ku në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një grua.
“Viktima paraprakisht nuk ishte lajmëruar në telefon dhe me asistencë të zjarrfikësve është hapur dera dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, thuhet në raportin policor. Një rast tjetër ka ndodhur në Vushtrri ku thuhet se pa shenja jete është gjethur një burrë.
Edhe Kronikë 5 d. më parë Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policor dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë. Me urdhër të prokurorit në të tri rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
