Shtetasi kosovar, Osman Selmani, i arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Mutivodës, ishte duke u kthyer nga Medvegja për në Prishtinë. Familjarët dhe miqtë e tij kanë bërë apel për ndihmë, duke kundërshtuar akuzat për krime lufte dhe duke i cilësuar ato si të pabazuara.
Sipas tyre, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Selmani ndodhej si refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran të Gostivarit. “Bazuar në informacionet që disponojmë, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar gjatë periudhës për të cilën akuzohet”, thuhet në apelin e familjarëve.
Gjykata e Lartë në Serbi i ka caktuar Selmanit masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai ishte arrestuar më 1 korrik në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës.
Arrestohet në Serbi Osman Selmani, familja i mohon akuzat për krime lufte Një muaj paraburgim për kosovarin Osman Selmani i arrestuar në Serbi për “krime lufte” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
