Shpërndaje në: Stadiumi me fushën shumë të kritikuar, “New Jersey Stadium”, është gati për finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Kështu ka thënë FIFA të premten. “Nuk jemi të përkryer. Nuk po e them këtë, por mendoj se fushën e kemi në 95 për qind të gjendjes ku kemi dashur që ajo të jetë”, ka thënë për The Athletic”, Alan Ferguson, që është përgjegjës për fusha.
Për herë të fundit në këtë stadium luajtën Brazili dhe Norvegjia, më 5 korrik. Disa yje të Botërorit e kanë kritikuar këtë fushë. Adrien Rabiot i Francës ka thënë se “është si fushë artificiale, e fortë dhe e papërshtatshme”.
