Organizatorët e protestës që mbahet tashmë prej 48 ditësh në Tiranë, kanë njoftuar se të shtunën do të zhvillojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar. Ata ftojnë qytetarët të plotësojnë formularin për aplikimin për pjesëmarrje në këtë Kuvend dhe të bëhen pjesë e mbledhjes.
“1 , ora , te Hotel Tirana International (15-katëshi) në Tiranë. zhvillohet mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Pasi të plotësoni formularin, jeni të ftuar të merrni pjesë. Shqipëria e Shqiptarëve!”, shkruan Flora Baba në rrjetin e saj social Facebook.
