Në Kroaci vendoset pllakë përkujtimore për 10 kosovarët që humbën

0%

Në përvjetorin e pestë të aksidentit tragjik në Kroaci, në Slavonski Brod do të vendoset një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave kosovare. Ceremonia do të mbahet më 23 korrik, duke filluar nga ora , ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci.

Pllaka do të vendoset në kujtim të viktimave të aksidentit të 25 korrikut 2021, kur një autobus që po udhëtonte nga Frankfurti drejt Kosovës doli nga rruga në afërsi të Slavonski Brod-it. Në ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, autoriteteve lokale të Slavonski Brod-it, Prefekturës Brod-Posavinë dhe Ambasadës së Kosovës në Kroaci.

Nga aksidenti humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës, ndërsa mbi 30 persona të tjerë mbetën të lënduar. Autobusi transportonte rreth 60 udhëtarë. Për rastin ishte arrestuar shoferi i kompanisë “Deva Tours”, i cili kishte deklaruar para autoriteteve kroate se në momentin e aksidentit e kishte zënë gjumi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com