Në gusht nis gara për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar, do

0%

Këshilli i Prokurorëve Publikë vendosi që në muajin gusht të shpallë konkursin për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në krye të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në përputhje me afatet ligjore para përfundimit të mandatit të shefit aktual.

Në seancën e sotme, Këshilli zgjodhi edhe Zoran Markovskin si prokuror publik themelor në Prokurorinë e Kriva Pallankës, ndërsa emëroi drejtues të rinj në tri prokurori themelore: Suzana Boshniakovska në Berovë, Darko Cvetanoski në Shën Nikollë dhe Edmond Sherif në Resnjë. Po ashtu, Këshilli miratoi edhe numrin e vendeve të prokurorëve publikë për pesë vitet e ardhshme.

Sipas sistematizimit të ri, janë paraparë 261 pozita, ndërsa aktualisht në detyrë janë 194 prokurorë publikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi