Shpërndaje në: Në prag të ndeshjes finale ndaj Spanjës, mediumet ndërkombëtare kanë shkruar për formën fizike të Lionel Messit të Argjentinës. E kanë krahasuar formën fizike të Messit me atë të para katër vjetësh. Personi më kredibil për të folur për këtë çështje është nutricisti sportiv dhe trajneri personal i Messit, Ismael Galancho.
Galancho ka treguar disa prej karakteristikave fizike të 39-vjeçarit dhe të gjithë kanë mbetur të habitur. Messi shpejtësinë maksimale në Botërorin 2022 e kishte 29.38 km/h, por ishte katër vjet më i ri. Tani Messi e ka arritur shpejtësinë maksimale prej 32.5 km/h. Edhe Botërori 2026 6 d. më parë Pse Messi duket si “fëmijë” në moshën 39-vjeçare?
“Në përgjithësi, shpejtësia maksimale ulet ndjeshëm prej moshës 30-vjeçare. Një lojtar humb 1 apo 2 për qind të shpejtësisë mes moshës 30-35-vjeçare, ndërsa kjo rritet në 3 për qind, prej moshës 35-vjeçare e më shumë. Ai është në formë më të mirë fizike në këtë Kupë të Botës sesa në Botërorin e kaluar, edhe pse kanë kaluar katër vjet. Çfarë kemi bërë?
Nuk mund t’i jap detajet, por jam jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet, investimet dhe përkushtimin e palodhur të Leos në vitet e fundit”, ka deklaruar Galancho, shkruan “L’Equipe” të premten. Përgatitjet intensive të Messit për Botëror kanë nisur që në muajin shkurt.
