Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se, me vendim të Drejtorisë së Pronës, është realizuar një aksion për lirimin e një hapësire publike te Kompleksi “Ramiz Sadiku”, e cila, sipas komunës, ishte duke u shfrytëzuar pa bazë ligjore si parking privat.
Sipas njoftimit, ky punim është ndërmarrë në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e pronës publike dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Rama tha, se ky veprim është pjesë e aksioneve që do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera, me qëllim të lirimit të hapësirave publike të uzurpuara dhe përdorimit të tyre në interes të përgjithshëm.
