Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Spanjës ka udhëtuar më shumë se çdo kombëtare tjetër gjatë Kupës së Botës, duke regjistruar mbi 16 mijë kilometra fluturime gjatë turneut. Sipas një analize të publikuar nga “Blick”, spanjollët kanë realizuar gjithsej 11 fluturime. Në anën tjetër, Argjentina ka udhëtuar rreth 9,200 kilometra.
Meksika ishte përfaqësuesja që udhëtoi më pak gjatë turneut, me vetëm rreth 1,864 kilometra. Spanja dhe Argjentina të dielën nga ora do të takohen në finalen e madhe të Botërorit. Ndërsa të shtunën nga ora luhet ndeshja për vend të tretë mes Francës dhe Anglisë.
