Futbollistët e Celjes e nisin sezonin e re me objektiva shumë të larta. Kampionët aktualë të Sllovenisë synojnë të mbrojnë për herë të parë në historinë e klubit titullin kampion, ndërsa nuk e fshehin as ambicien për të siguruar një vend në elitën e Ligës së Kampioneve.
Sfida e parë i pret që të premten kundër Murës, ndërsa më pas do të udhëtojnë në Shqipëri për t’u përballur me Egnatian në kompeticionet europiane. Në Shtëpinë Kombëtare të Celjes, planet për sezonin e ri i prezantuan trajneri Vitor Kampelos, presidenti Valerij Kolotilo dhe kapiteni i ri i skuadrës Mark Zabukovnik. Mesazhi i tyre ishte i qartë.
Celje nuk dëshiron të kënaqet me suksesin e sezonit të kaluar, por synon ta përsërisë dhe ta tejkalojë atë. “Kur je kampioni në fuqi, objektivi mund të jetë vetëm një, të shpallesh sërish kampion”, theksoi Kolotilo, i cili foli edhe për synimet europiane. “Do të përpiqemi të kualifi kohemi në Ligën e Kampioneve.
E dimë se do të jetë shumë e vështirë dhe se të gjithë e dëshirojnë këtë, por ky është objektivi ynë. Nuk është aspak sekret”, t ha ai. Mundësi për një tjetër arritje historike Celje ka fituar tre herë titullin kampion të Sllovenisë, por asnjëherë nuk ka arritur ta mbrojë atë në dy sezone radhazi. Pikërisht këtë e sheh Kampelos si një motivim shtesë për futbollistët e tij.
“Celje nuk ka qenë kurrë kampion dy herë radhazi. U kam thënë lojtarëve se emrat e atyre që do ta arrijnë këtë do të mbeten përgjithmonë në histori. Futbolli është profesioni ynë, por duhet të luftojmë edhe për arritje që do t’i bëjnë njerëzit të na kujtojnë”, deklaroi trajneri portugez.
Ai i konsideron si rivalët kryesorë Mariborin dhe Olimpijan, por paralajmëron se edhe Koperi dhe Bravo janë skuadra shumë të forta. Sipas tij, në kampionatin slloven nuk do të ketë asnjë ndeshje të lehtë. “Ndonjëherë të gjithë mendojnë vetëm për përballjet me klubet më të mëdha, por kampionati mund të humbet edhe ndaj skuadrave kundër të cilave të gjithë presin fi tore.
Duhet të respektojmë çdo kundërshtar”, vazhdoi më tej Pas largimeve erdhën shtatë përforcime Skuadra nga qyteti i Celjes ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme gjatë verës. Klubin e lanë Juanjo Nieto, Nikita Josifov dhe Zhan Karniënik, i cili u transferua te Maribori.
Ndërkohë, Celje u përforcua me Leonardo Koutris, Matië Ivanshek, Veton Tusha, Zhiga Frelih, Pijus Sirvis, Jaja Dukuly dhe Alfa Diounkou. Campelos është i kënaqur me përbërjen aktuale të ekipit, edhe pse pranon se disa nga afrimet e reja kanë ende nevojë për kohë që të përshtaten me kërkesat e stafit teknik dhe stilin e lojës.
“Kishim shumë alternativa, por pritëm për lojtarët që na duheshin vërtet. Jam i bindur se kemi sjellë futbollistët e duhur për skuadrën dhe modelin tonë të lojës”, tha trajneri. Meqenëse merkatoja është ende e hapur, nuk përjashtohen afrime apo largime të tjera. Ndërkohë, Zabukovnik beson se futbollistët e rinj janë integruar mirë dhe do t’i sjellin skuadrës më shumë cilësi.
Fillimisht Mura, më pas kampionia i Shqipërisë Celje do të duhet të kalojë menjëherë nga kampionati vendas te angazhimet europiane. Të premten, në orën , do të presë Murën në stadiumin “Z’dežele”, ndërsa për Campelos kjo është aktualisht ndeshja më e rëndësishme. “Për ne ndeshja më e rëndësishme është gjithmonë ajo e radhës. Tani është Mura.
Luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, dhe do të bëjmë gjithçka për ta nisur sezonin me fitore”, deklaroi portugezi. Ai nuk pranoi të tregonte se sa nga afrimet e reja do të aktivizohen. “Kjo është sekret. Nuk duhet t’i tregojmë kundërshtarit shumë gjëra”, tha ai me buzëqeshje. Pas sfidës me Murën, vëmendja e Celjes do të përqendrohet te kualifi kueset e Ligës së Kampioneve.
Në momentin e konferencës për shtyp ende nuk ishte mësuar nëse kundërshtari do të ishte Petrokub apo Egnatia. Presidenti Kolotilo pranoi se do ta kishte preferuar një udhëtim në Moldavi. “Vjehrra ime është pikërisht nga ai rajon, ndaj e njoh shumë më mirë atë zonë”, tha ai me humor. Megjithatë, dëshira e tij nuk u realizua, pasi Egnatia siguroi kualifikimin.
Kështu, kampionët e Sllovenisë do ta nisin aventurën europiane në Shqipëri, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Celje. Kampelos kishte ndjekur me kujdes të dy rivalët e mundshëm edhe përpara se të mësohej kundërshtari përfundimtar, ndërsa klubi kishte dërguar përfaqësues edhe në ndeshjen e kthimit.
“Duhet ta respektojmë kundërshtarin, por e njohim cilësinë tonë dhe nuk kemi frikë nga askush. Do të jemi 100 për qind të përgatitur për këtë ndeshje europiane”, deklaroi Kampelos. Objektivi kryesor mbetet mbrojtja e titullit kampion të Sllovenisë, ndërsa në Europë Celje dëshiron të shfrytëzojë mundësinë që fi toi falë suksesit në kampionat.
“Ndeshjet europiane fi tohen nëpërmjet paraqitjeve në kampionat. Objektivat janë vendosur shumë lart dhe kështu duhet të jetë. Do të japim maksimumin dhe do të përpiqemi të shkojmë sa më larg. Se deri ku do të arrijmë, këtë do ta tregojë koha”, përfundoi kapiteni i ri i Celjes.
