Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e

0%

Kosova dhe Mali i Zi do të nënshkruajnë sot një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Marrëveshja synon të lehtësojë përdorimin e shërbimeve digjitale ndërmjet dy vendeve, duke krijuar mundësi më të mira për qytetarët, bizneset dhe institucionet.

Dokumenti do të nënshkruhet nga ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, dhe ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj.

Pas ceremonisë, dy ministrat pritet të mbajnë deklaratë për media dhe të prezantojnë rëndësinë e marrëveshjes, si dhe përfitimet që ajo pritet të sjellë në bashkëpunimin institucional dhe ofrimin e shërbimeve elektronike. Ceremonia do të mbahet në objektin e ish-Rilindjes, në katin e 18-të, në Sallën e Takimeve, duke nisur nga ora . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com