Juventusi synon Pellegrinon, Parma kërkon 30 milionë euro

0%

Juventusi po vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në afatin kalimtar veror, teksa pas afrimit të Zeki Çelikut, drejtuesit bardhezinj kanë kthyer vëmendjen te sulmuesi i Parmës, Mateo Pellegrino. Sipas La Gazzetta dello Sport, Luciano Spalletti dëshiron të revolucionarizojë repartin ofensiv dhe e sheh 23-vjeçarin argjentinas si një përforcim të rëndësishëm.

Megjithatë, Parma nuk ka ndërmend të ulë çmimin e kartonit të tij, duke kërkuar plot 30 milionë euro. Pellegrino nuk konsiderohet alternativë për Randal Kolo Muanin, i cili mbetet objektivi kryesor i Juventusit. Përkundrazi, ai shihet si opsion në rast se dështojnë negociatat për Alexander Sorloth ose Richarlison. Në të njëjtën kohë, “Zonja e Vjetër” po punon edhe për portën.

Emiliano “Dibu” Martinez mbetet zgjedhja e parë, por Aston Villa po kërkon 12 milionë euro, ndërsa oferta e Juventusit arrin në 6.5 milionë euro. Nëse marrëveshja dështon, alternativa është Guglielmo Vicario i Tottenhamit. Ndërkohë, Spalletti kërkon përforcime edhe në mesfushë, ku emrat e Franck Kessie dhe Leon Goretzkës vazhdojnë të jenë në radarët e klubit torinez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot