I jepet lamtumira e fundit mjekut të njohur Dr. Imer Hajdari, i cili ndërroi jetë, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë. Ceremonia e varrimit u mbajtë në Fushëticë të Epërme në Drenas. Aty morën pjesë familjarë, miq, kolegë të shumtë nga komuniteti mjekësor, si dhe personalitete të njohura dhe deputetë, për t’i dhënë nderimet e fundit Dr.
Hajdarit dhe për të vlerësuar veprën e tij shumëvjeçare në shërbim të qytetarëve. Dr. Dr. Imer Hajdari do të kujtohet për përkushtimin e tij profesional dhe kontributin e dhënë ndër vite në sistemin shëndetësor. / Telegrafi
