Hailey Bieber pozon pa bluzë për fushatën e re të Gap, prezanton

0%

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në fushatën e re të markës Gap, ku pozon pa bluzë, e veshur vetëm me një palë xhinse blu me bel të ulët. Modelja 29-vjeçare e mbuloi gjoksin me një bluzë bardhezi, ndërsa prezantoi koleksionin e saj me edicion të limituar, The Hailey Jean, i cili u lançua më 16 korrik.

Në fotografitë promovuese, Hailey shfaqet me flokët e lëshuara dhe një stil minimalist, ndërsa në një tjetër imazh zbulon barkun e tonifikuar, shkruan DailyMail. Ajo pozon gjithashtu pranë një stende me xhinse dhe më pas shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë pa mëngë dhe xhinse të errëta.

Koleksioni përfshin dy modele të frymëzuara nga moda e viteve të 90-ta: Extra Baggy, i disponueshëm në tre nuanca si në dyqane ashtu edhe online, dhe Low-Rise Loose, i cili ofrohet ekskluzivisht online. Në pjesën e pasme të xhinseve është vendosur detaji “1996”, që simbolizon vitin e lindjes së Hailey-t dhe një epokë ikonike për xhinset e Gap.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gap ka qenë pjesë e gardërobës sime që kur isha fëmijë, kështu që ky bashkëpunim erdhi shumë natyrshëm. 1996 është viti kur linda dhe frymëzohem shumë nga stili i viteve të 90-ta. Donim që koleksioni të kishte një ndjesi moderne, nostalgjike dhe personale,” u shpreh modelja.

Burimi: Telegrafi