Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Leposaviq. Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora . “Viktima mashkull shtetas i Serbisë, ka raportuar se derisa ka qenë duke qëndruar në shtëpi, aty ka hyrë një person i panjohur i cili e kishte sulmuar fizikisht dhe nga gjepi ia kishte marrë një shumë parash”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet.
Burimi:
Telegrafi
