Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga aksionet e gjobitjes së shoferëve që lëvizin ose tejkalojnë automjetet në shiritin emergjent. “Policia e Kosovës vazhdon të gjobis shoferët që bëjnë shkelje të rregullave të trafikut rrugor, respektivisht atyre që lëvizin apo tejkalojnë në shiritin emergjent”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Në mbishkrimin e videos thuhet që është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro gjobë, një vit ndalesë dhe tri pikë negative.
Burimi:
Kallxo
