Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, një nga aktivitetet kryesore të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë. Sipas FSK-së, konferenca synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e aviacionit ushtarak.
Programi përfshiu ligjërata profesionale, diskutime tematike dhe punë në grupe, ku pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbenin përvoja, praktika të mira dhe ekspertizë me përfaqësues të vendeve partnere.
Në kuadër të aktivitetit u realizua edhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, si dhe aktivitete për forcimin e partneriteteve, bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit kulturor. FSK-ja tha se pjesëmarrja në këtë konferencë dëshmon angazhimin e saj për zhvillimin e kapaciteteve, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
