Fermerët dhe “Vita” para AUV-it – kërkojnë publikimin e rezultateve

0%

Përfaqësues të fermerëve dhe të kompanisë së qumështit “Vita” kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të publikojë sa më parë rezultatet e analizave të qumështit të kësaj kompanie. Në një konferencë për media të mbajtur para objektit të AUV-it, ata insistuan që rezultatet të bëhen publike gjatë ditës së sotme, duke thënë se nuk ka arsye për vonesa të mëtejshme.

Fermeri Elvir Uka deklaroi se kërkesa e tyre është në përputhje me dakordimin e arritur me Ministrinë e Bujqësisë dhe se nuk po kërkojnë asgjë përtej asaj marrëveshjeje.

Ndërkaq, përfaqësuesi i qumështores “Vita”, Kushtrim Tigani tha se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja gjatë një takimi u kishte bërë të ditur se rezultatet e analizave do t’i pranonte më 10 korrik, ndërsa publikimi i tyre do të bëhej në një konferencë për media pas tre ose katër ditësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas shumë përpjekjeve për të kontaktuar kryeshefin e AUV-it dhe ministrin Muja, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. I kemi edhe email-et që ua kemi dërguar për të kërkuar takim, por nuk jemi pranuar. Për këtë arsye kemi vendosur të dalim publikisht dhe të flasim vetëm të vërtetën.

Si përfaqësues të ‘Vita-s’ dhe së bashku me fermerët jemi dakorduar që të rifillojmë grumbullimin e qumështit nga fermerët. Le t’i publikojnë rezultatet. Ministri më ka thënë se rezultatet do t’i marrë më 10 korrik dhe se është i obliguar t’ia përcjellë qumështores, ndërsa për publikimin në konferencë i duhen edhe tri deri në katër ditë për t’i përpunuar”, deklaroi Tigani.

Burimi: Telegrafi