Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si

0%

Të dielën e 19 korrikut në New York, Spanja dhe Argjentina do të përballen mes tyre për titullin e Kampionit të Botës pasi i shkuan deri në fund këtij turneu të gjatë dhe të lodhshëm. Por në lojë nuk do të jetë vetëm Kupa e Botës, por për herë të parë në një edicion të Kupës së Botës, FIFA do t’iu shpërndajë fituesve unaza festive përvec medaljeve të arta.

Dhe e gjithë kjo është në linjë me traditën ikonike amerikane. Çdo unazë do të jetë pjesë e një edicioni shumë të limituar me vetëm 2026 copë, një homazh ky direkt për vitin e turneut.

Nga këto 30 unaza do t’i jepen skuadrës fituese ndërsa 1996 unazat e tjera do të vihen në dispozicion të tifozëve të të gjithë botës si produkt zyrtar me licencën e FIFA duke iu ofruar mbështetësve të zotërojnë një pjesë unike të historisë së Kupës së Botës 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Imazhi i trofeut dhe emri i skuadrës fituese Njëra anë e unazës do të shfaqë trofeun e Botërorit, ndërsa ana tjetër do të jetë e personalizuar me identitetin e skuadrësfituese. Çdo unazë do të ketë numrin e saj unik, do të jetë e realizuar sipas përmasave të gishtave të çdo lojtari dhe e shoqëruar me një çertifikatë autenticiteti.

Menjëherë pas finales, kapitenin dhe trajneri i skuadrës do të marrin unaza të përkohshme si pjesë e ceremonisë. Secila prej 30 unazave që do t’iu destinohen fituesve, do të personalizohen përpara dorëzimit zyrtar në një datë të mëvonshme duke garantuar kështu një masë perfekte për një arritje e destinuar që të mbetet e përjetshme.

Burimi: Bota Sot