Zjarr masiv në Spanjë, mbi 45 mijë hektarë të djegur dhe disa fshatra

0%

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Oresit, pranë Zaragozës në verilindje të Spanjës, duke djegur deri më tani mbi 45 mijë hektarë tokë. Autoritetet rajonale kanë paralajmëruar se do të nevojiten disa ditë për ta vënë zjarrin nën kontroll dhe për të siguruar plotësisht perimetrin e prekur.

Përfaqësuesi i qeverisë së Aragonës, Roberto Bermúdez de Castro, deklaroi se zjarri ka karakteristika komplekse, çka po e vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren. Për shkak të përhapjes së flakëve, shumë fshatra janë evakuuar, ndërsa disa rrugë janë mbyllur për të garantuar sigurinë e banorëve. Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, bëri të ditur se po e ndjek nga afër situatën dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, si dhe t’u përmbahen udhëzimeve të autoriteteve. Ky është zjarri i dytë i rëndë që godet Spanjën brenda pak ditësh. Më 9 korrik, një zjarr pyjor në Andaluzi la 13 persona të vdekur dhe dogji rreth 70 mijë hektarë tokë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com