Vdekja e punëtorit të KEK-ut pas lëndimeve në punë, QKUK: S’arriti

0%

Nga Qendra Klinike dhe Univeristare e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me punëtorin e KEK-ut, Milazim Binaku, i cili ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në vendin e punës. Që nga lëndimi i rëndë i tij, para rreth një jave, ai ka qenë duke u mjekuar në kujdesin intensiv të QKUK-së.

Por, nga kjo klinikë kanë thënë se pacienti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe se ka vdekur gjatë natës së mbrëmshme. “Po fatkeqësisht pacienti që ju i referoheni nuk ka arrit t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti gjatë natës ka ndërruar jetë” , ka thënë për shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka. Për vdekjen e tij, ka njoftuar edhe Sindikata e KEK-ut.

“Njoftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut se, një javë pas lëndimit që pësoi në vendin e punës, u nda nga jeta shoku, kolegu dhe bashkëpunëtori ynë i nderuar, Milazim Binaku. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Binaku, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe u prehtë në paqe.” , thuhet në njoftimin e sindikatës. Ndryshe, 60-vjeçari ishte lënduar rëndë, pasi ishte goditur në kokë nga një mjet i fortë, teksa ishte duke punuar në Kosovamont, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Burimi: Bota Sot