Tuchel: Ishte një nga ndeshjet tona më të mira

0%

Shpërndaje në: Thomas Tuchel ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e Anglisë nga Kupa e Botës, duke e cilësuar humbjen 2:1 ndaj Argjentinës si një zhgënjim të madh, por njëkohësisht duke insistuar se skuadra e tij zhvilloi një nga paraqitjet më të mira të turneut.

Trajneri gjerman u shpreh se Anglia ishte shumë pranë finales, por u bë tepër pasive pasi kaloi në epërsi, duke i lejuar Argjentinës të krijonte raste dhe ta përmbyste rezultatin. “Rrugëtimi ynë përfundon këtu. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer sepse ishim shumë afër. U bëmë tepër pasivë pasi shënuam dhe u lejuam atyre shumë krosime e raste”, ka thënë Tuchel.

Ai shpjegoi edhe vendimet taktike që mori gjatë pjesës së dytë, duke pranuar se ndryshimet nuk dhanë efektin e dëshiruar. “Në ndeshjet e fundit kam futur lojtarë ofensivë për ta ndihmuar ekipin, por këtë herë pasi shënuam hapësirat mes reparteve tona u bënë shumë të mëdha. Provova të kalojmë në një rreshtim me pesë mbrojtës për t’i mbyllur ato hapësira, por sërish lejuam shumë krosime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Donim ta shënonim golin e dytë, por mbetëm të bllokuar në një formacion 4-4-2, ku nuk arrinim as ta fitonim topin e as ta mbanim në zotërim”, deklaroi ai. Pavarësisht eliminimit, Tucheli mbrojti futbollistët e tij dhe ka thënë se nuk ka asnjë pendesë për mënyrën se si u zhvillua ndeshja. “E analizoj atë që ndodh në fushë dhe marr përgjegjësinë e plotë. Nuk pendohem për asgjë.

Ekipi dha gjithçka nga vetja, ishim shumë, shumë afër dhe e merituam epërsinë 1:0. Kjo ishte një nga ndeshjet tona më të mira”, theksoi strategu gjerman.

Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Aty ku është Kane, ka shpresë për fitore Në fund, Tuchel kujtoi edhe rrugëtimin e vështirë të Anglisë në këtë Botëror, duke theksuar se skuadra përballoi një grup të fortë, udhëtime të gjata, ndeshje në lartësi të mëdha dhe temperatura të larta. “Skuadra jonë u përball me shumë sfida gjatë këtij turneu.

Lojtarët kapërcyen çdo pengesë që u doli përpara dhe për këtë nuk kam asgjë tjetër veçse t’i përgëzoj”, përfundoi ai. Sipas mediave angleze, Tucheli do të vazhdojë të jetë trajner i Anglisë.

Burimi: Koha