Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori, Tom Cruise, ka treguar detaje nga transformimi i tij fizik për rolin kryesor në filmin e ri “Digger”, ku interpreton manjatin e naftës Digger Rockwell.
Traileri i filmit “Digger”: 64-vjeçari shfaqet pothuajse i transformuar falë protezave, grimit të veçantë, dhëmbëve artificialë, barkut të rremë, një modeli të ri flokësh dhe një theksi jugor amerikan. Personazhi i tij përshkruhet si “njeriu më i fuqishëm në botë”, i cili përpiqet të ndalojë një katastrofë ekologjike.
Gjatë një ngjarje promovuese në “Warner Bros.” në Kaliforni, Cruise ka folur për mënyrën se si ndërton personazhet e tij, ka shkruar Entertainment Weekly. “Procesi im është të përthith gjithçka. Me trupin dhe mënyrën e lëvizjes ne tregojmë një histori. Dua që publiku të zhytet plotësisht në të”, ka thënë ai.
Edhe Showbiz 11 muaj më parë Cruise nuk merr pjesë në ceremoninë ku Trump do t’i nderojë Stallonen e grupin Kiss Duke folur për transformimin në “Digger”, ai ka shtuar se duhet t’i kuptojë mirë mjetet që përdor, sepse nuk ka një formulë që vlen për të gjithë, duhet gjetur mënyrën e duhur të komunikimit, lentet, ngjyrat e grimit.
Sipas Cruise, prekja e fundit që e ndihmoi të hynte plotësisht në rol ishin dhëmbët artificialë. “Sapo vendosa dhëmbët, thashë: ‘Tani le të fillojmë!’”, ka thënë ai. Aktori e ka krahasuar këtë rol me disa nga personazhet e tij më të njohur, si Les Grossman në “Tropic Thunder”, duke theksuar se transformimi fizik është pjesë e mënyrës së tij për të sjellë personazhin në jetë.
Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me regjisorin Alejandro González Iñárritu duke thënë se asnjëherë më parë ata nuk kanë pasur një sfidë të tillë. Edhe Showbiz 2 j. më parë Ish-përzgjedhësja e aktorëve të Bondit: Asnjëri nga favoritët s’duhet të jetë agjenti i ri 007 “As unë dhe as Alejandro nuk kishim hasur më parë një sfidë të tillë.
Kur ta shihni filmin, do të kuptoni se është diçka krejtësisht origjinale”, ka thënë aktori. Pas publikimit të posterit dhe trailerit të filmit, shumë fansa mbetën të habitur nga pamja e Cruise, aq sa disa komentuan se nuk besonin se në foto ishte vërtet ai.
