Shpërndaje në: Plani për rikuperimin e Gazës që po ndiqet nga Bordi i Paqes së Donald Trumpit është tkurrur në mënyrë dramatike nga një plan ambicioz për rindërtimin e të gjithë territorit në një projekt-pilot të vogël për jug të Rripit të Gazës.
Edhe skema pilot e parashikuar – që përfshin kamp të përkohshëm për një pjesë të vogël të dy milionë njerëzve të zhvendosur, me administratë palestineze, polici dhe forcë të vogël ndërkombëtare të sigurisë – nuk pritet të marrë formë para fundit të vitit. Hapa gradualë janë bërë javët e fundit.
Disa zyrtarë kosovarë e marokenë kanë mbërritur në Izrael dhe pritet të jenë bërthamë e Forcës Ndërkombëtarë të Stabilizimit (ISF), e ngarkuar me mbrojtjen e kampit pilot. Baza logjistike për këtë forcë të ardhshme për të ruajtur automjete, pajisje e materiale të tjera, është drejt përfundimit në pikëkalimin kufitar Kerem Shalon në mes të Izraelit dhe Gazës.
Gjithsesi, as puna për këtë pilot-kampi afër qytetit të Rafahut nuk ka nisur, e as ndërtimi i bazës logjistike të ISF-së. Pamjet satelitore nuk kanë shfaqur asnjë ndërtim të ri. E siç ka shkruar “The Guardian” nuk priten përparime të mëdha para zgjedhjeve të 27 tetorit në Izrael, që mund ta rrëzojnë koalicionin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Izraeli në vazhdimësi ka shkelur armëpushimin që u arrit nga Trumpi në tetorin e shkuar, si dhe ka bllokuar punën e rindërtimit e rrjedhjen e ndihmave humanitare në Gaza. Diplomatë perëndimorë në Jerusalem besojnë se shpresa më e madhe për përparim në Gazë është nëse vjen një qeveri e re në Izrael.
Edhe Botë 5 muaj më parë “Bordi i Paqes” i Trumpit do të ketë shtrirje globale, por me një njeri të vetëm në krye Sipas një diplomati në Jerusalem, Bordi i Paqes nuk kishte opsion tjetër përveç se të mundohej të shfrytëzonte në maksimum hapësirën e lejuar, sepse po që se do ta pranonte dështimin, do të hapej rruga për fraksionet ekstreme brenda Qeverisë së Izraelit e që kanë plane rrënjësisht të ndryshme për Gazën.
“Qëllimi është thjesht të bëhet diçka, të mbahet topi në lojë, sepse nëse ndaleni aty ka të tjerë me agjendë më ekstreme që vetëm presin të kërcejnë e të marrin përsipër situatën dhe ata po flasin për transferim të plotë të popullatës ose kolonioalizëm.
Diplomatët kanë shprehur shqetësim se Netanyahu, nga rreziku për humbje në zgjedhje, do të ndërmarrë ofensivë të plotë para zgjedhjeve të tetorit. Nga sulmet e Izraelit prej armëpushimit të tetorit, kanë vdekur më shumë se 1100 palestinezë. Ushtria e Izraelit tani e ka nën kontroll më shumë se 60 për qind të territorit dhe ka krijuar një zonë tampon përtej saj.
Megjithatë, rikthimi në luftë të plotë do të prishte edhe planin modest të Bordit të Paqes. Forcat izraelite vazhdimisht kanë sugjeruar se rikthimi në luftë në shkallë të plotë është i pashmangshëm për shkak se Hamasi ka refuzuar çarmatosjen. Hamasi ka thënë se këtë do ta bëjë nën disa kushte të caktuara dhe ka marrë pjesë në negociatat e fundjavës në Kajro për mekanizmat e çarmatimit.
Megjithatë, sipas raportimeve në Egjipt, përparimi është i zorshëm derisa Izraeli kryen sulme. “Përderisa Izraeli nuk kryen tërheqje graduale nga Rripi i Gazës dhe të ndryshojë realiteti aty, nuk ka bazë për bisedime”, ka thënë një burim palestinez për “Haaretz”.
Përfaqësuesi i lartë për Gazën, i caktuar nga Bordi i Paqes, Nickolay Mladenov, u kritikua ashpër në maj kur fajësoi Hamasin për ngecjen e bisedimeve pa përmendur fare shkeljet e Izraelit. Presioni i kufizuar në Izrael ndërkaq ka qenë më diskret.
Aryeh Lightstone, kryenegociator i administratës Trump në Izrael, e që shërben edhe si këshilltar i Bordit të Paqes, i ka shkruar privatisht qeverisë së Netanyahut në qershor, duke kërkuar lehtësim të kufizimit për hyrjen e ndihmave humanitare. Qe raportuar se janë ndaluar dërgesat e tubave të ujit apo edhe të paneleve diellore. Letra ishte konfirmuar nga një zyrtar.
Aty po ashtu kërkohej miratimi i hyrjes së ISF-së dhe një force policore palestineze. Deri më tash, këto kërkesa s’janë miratuar. Programi pilot afër Rafahut është larg aspiratave fillestare.
Në janar, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, pati premtuar se portat për ndihma do të hapeshin dhe infrastruktura bazë – sistemi i ujit, kanalizimit, energjia elektrike, spitalet e furrat e bukës – do të restauroheshin brenda 100 ditësh.
Pas pesë muajsh ngërç, plani më i vogël u hartua dy javë më parë në Qipro, ku morën pjesë këshilltarët e përmendur por edhe ata nga Instituti Tony Blair dhe pjesëtarë të Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG).
Edhe Botë 6 o. më parë Italia dënon me 12 vjet burgim një zyrtar për shkak të shembjes së urës që shkaktoi 43 të vdekur NCAG është trupë me 13 anëtarë profesionistë e teknokratë palestinezë. Atyre u është ndaluar hyrja në Gaza nga Izraeli dhe kanë qëndruar në Kajro që prej se u mblodh Bordi i Paqes në fillim të vitit.
Kampi pilot i synuar parashihet të përbëhet nga kabina lëvizëse për dhjetëra mijëra të zhvendosur në Gaza dhe të ngrihej në zonën tampon afër Rafahut. Trupat e Izraelit aty parashikohet të tërhiqen nga vija kufitare dhe siguria në kufirin mes Gazës dhe kampit të mbikëqyrej nga ISF-ja dhe forca e trajnuar policore palestineze.
Në realitet Izraeli pritet të ketë fjalën vendimtare se kush do të rekrutohet. Trajnimi i kësaj force në Egjipt nuk ka nisur ende dhe pritet të zgjasë disa muaj. Shpresohej që ISF-ja do të kishte rreth 5000 trupa – një e katërta e forcës së parashikuar fillimisht – me trupa nga Kosova, Maroku e ndoshta edhe Shqipëria e Kazakistani.
Duhet muaj të tërë për t’u trajnuar, teksa korniza ligjore për praninë e tyre ende po negociohet me qeverinë izraelite. “Po që se ia dalim këtë deri në dhjetor, do të isha i lumtur”, ka thënë një zyrtar. Përparësi për strehim në kampin pilot do t’u jepej ish-banorëve të zonës Rafah, por nuk është e qartë se çfarë kritere do të vendosen për palestinezët që duan të vendosen aty.
E gjithë skema është kritikuar, përfshirë nga ish-kryeministri Ehud Olmert që e ka quajtur “kamp përqendrimi”. Megjithatë, zyrtarët e Bordit të Paqes këmbëngulin se do të ketë liri lëvizjeje brenda dhe jashtë zonës pilot.
Një gamë më e gjerë ndihmash humanitare do të lejohej në kampin pilot, por edhe atje, qeveria izraelite ka këmbëngulur në një dallim midis ndihmës humanitare dhe rindërtimit, ku vetëm e para lejohet. Nuk është e qartë se nga do të vijnë fondet për projektin pilot.
Shumë pak nga 17 miliardë dollarët e premtuar fillimisht për planin 20-pikësh të paqes të Trump për Gazën janë materializuar në të vërtetë. Grupi i Donatorëve të Palestinës i BE-së njoftoi të hënën se ka mbledhur 883 milionë euro për Gazën. Paratë janë të destinuara për restaurimin e infrastrukturës bazë të ujit dhe kanalizimeve dhe menaxhimin e mbeturinave.
Bordi i Paqes po negocion që disa nga 11 miliardë dollarët e të ardhurave tatimore palestineze dhe asetet e ngrira bankare të sekuestruara dhe të mbajtura nga Izraeli të shfrytëzohen në fondet e projektit. “Po punojmë për këtë. Është në diskutim”, ka thënë një burim nga negociatat.
Sugjerimi ka çuar në zemërim tek Autoriteti Palestinez (PA) në Bregun Perëndimor, i cili është mbytur financiarisht. “Këto nuk janë fonde izraelite për t’u mbajtur ose për të negociuar me to”, ka thënë ministri i jashtëm i Palestinës, Varsen Aghabekian.
“Këto fonde duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.” Agabekian ka deklaruar se kalimi i fokusit nga një qasje që përfshin të gjithë Gazën në një projekt të vogël pilot paraqet dilemë për palestinezët.
Edhe Botë 6 o. më parë Irani u kërkon Houthëve të përgatiten për mbylljen e Detit të Kuq Sipas një zyrtari të njohur me bisedimet e Qipros, NCAG ishte i ndarë nëse do të ndiqte skemën pilot të Rafah, nga frika se kjo do të rezultonte përçarëse brenda popullsisë palestineze prej 2.1 milionësh të Gazës dhe do ta vinte shumicën dërrmuese në një nivel të dytë me përparësi më të ulët në ofrimin e ndihmës humanitare.
Bordi i Paqes është një iniciativë ndërkombëtare e presidentit amerikan, e themeluar sivjet me synim ndërmjetësimin e konflikteve, mbështetjen e proceseve të paqes dhe koordinimin e përpjekjeve për stabilizim dhe rindërtim në zonat e prekura nga lufta. Kosova është ndër shtetet që iu bashkua si anëtare themeluese.
Institucionet e vendit e kanë arsyetuar këtë vendim me partneritetin strategjik me SHBA-në dhe përvojën e Kosovës në proceset e ndërtimit të paqes. Në kuadër të kësaj nisme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision ndërkombëtar stabilizimi në Gazë.
