Tjetër besëtytni nga argjentinasit për finalen ndaj Spanjës

0%

Shpërndaje në: Argjentina kërkoi në FIFA që të luante me fanella të kaltra të mbyllëta ndaj Anglisë në gjysmëfinale, pasi besuan fuqishëm se mund t’ia dalin. Është shenjë besëtytnie e popullit argjentinas, dhe kjo doli e suksesshme. Argjentina fitoi ndaj Anglisë në gjysmëfinale me rikthim të rezultatit, 2:1.

Te Përfaqësuesja e Argjentinës tani besojnë se mosprania e presidentit Javier Milei në finale, do të jetë tjetër “ndihmë”. Presidenti Milei ka vendosur që të mos shkojë në stadium të dielën në finalen ndaj Spanjës. Ai ka thënë se ndeshjet e Argjentinës i shikon duke mbajtur veshur xhaketën e një kompanie të njohur argjentinase të naftës. “Do të vazhdojmë t’i shohim ndeshjet nga Olivos.

I shikoj gjitha ndeshjet atje. Gjithmonë i ndjekë ndeshjet duke mbajtur veshur xhaketën e kompanisë së naftës të cilën e njohin të gjithë. Kemi fituar kur e kisha veshur atë dhe nuk e kam hequr asnjëherë. Djersitem shumë. Kemi pranuar gol kur e kam hequr atë për herën e parë dhe të vetme. Për këtë arsye, nuk e heq më kurrë”, ka shpjeguar Presidenti Milei.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha