Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar

0%

Një i moshuar nga Durrësi iu bashkua protestës së zhvilluar këtë të premte, duke deklaruar se arsyeja e pjesëmarrjes së tij është moszgjidhja e çështjes së pronave. Ai tha se prej më shumë se tre dekadash endet dyerve të gjykatave për të kërkuar të drejtën e tij. I moshuari tha se është përballur edhe me kryeministrin Edi Rama në vitin 2019, duke përdorur tone të ashpra ndaj tij.

“Protestoj për pronat e mia që mi kanë marrë. Kam qenë 35 vjeç që kur kam nisur gjyqet dhe sot jam 71. Jam përplasur me Ramën në 2019. Është ndyrësirë, psikopat. Por e kemi peshqesh nga Nano. E kemi mbajtur për kryeministër, është fatkeqësi për kombin tonë. Kam besim se do të ikë shumë shpejt. Kjo s’më ka penguar. Mendoj se drejtësia do të vihet për të gjithë.”, t ha ai.

Burimi: Bota Sot