Humbja e Anglisë nga Argjentina me rezultat 2:1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës u shoqërua, sipas ‘The Daily Telegraph’, nga përpjekje të vazhdueshme të futbollistëve argjentinas për të provokuar dhe nxjerrë nga ekuilibri lojtarët e Thomas Tuchelit.
Nga ndërhyrjet e vona dhe faullet pa top, deri te tentativat për të provokuar përjashtimin e Harry Kanes, gazeta britanike shkruan se argjentinasit përdorën një sërë metodash gjatë ndeshjes së tensionuar.
Nën titullin “Të gjitha 31 truket e pista që Argjentina përdori kundër Anglisë”, Telegraph shkruan se “mjeshtrit e arteve të errëta nga Amerika e Jugut u treguan besnikë reputacionit të tyre në gjysmëfinalen e Botërorit”. Minuta 1 Vetëm 19 sekonda pas fillimit, Alexis Mac Allister ndërhyri ashpër ndaj Elliot Anderson.
Minuta 2 Leandro Paredes e shtyu pa nevojë Jude Bellinghamin nga prapa, duke shkaktuar reagimin e mesfushorit të Real Madridit dhe një përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Minuta 3 Enzo Fernández ndërhyri me vonesë ndaj Andersonit, duke e goditur me parakrah në pjesën e pasme të kokës. Minuta 6 Anderson ishte sërish në shënjestër, kur Giuliano Simeone e goditi gjatë ndeshjes.
Minuta 11 Fernández bëri një tjetër faull ndaj Andersonit pa u ndëshkuar, ndërsa të dy u përleshën në tokë. Po në të njëjtën minutë, në anën tjetër të fushës, Nicolas Tagliafico pengoi qëllimisht Morgan Rogersin.
Minuta 13 Pasi Simeone u kap në pozitë jashtë loje, portieri Jordan Pickford u përplas me të në tentativë për të kapur topin, ndërsa argjentinasi reagoi duke lëvizur këmbën drejt tij. Minuta 15 Paredes ia mori topin pastër Bellinghamit, por më pas, ndërsa anglezi ishte në tokë, i tha disa fjalë provokuese.
Minuta 16 Anthony Gordon u rrëzua nga Simeone, i cili më pas e ledhatoi me ironi në kokë. Minuta 24 Gjyqtari Ismail Elfath e paralajmëroi Simeonen të mos pengonte Pickfordin gjatë një goditjeje nga këndi, por ai e bëri përsëri dhe u akordua faull. Minuta 28 Thomas Tuchel protestoi ashpër pasi ndërhyrja e vonuar e Mac Allister ndaj Reece James nuk u ndëshkua.
Minuta 31 Fernández ishte një nga tre lojtarët që tentuan ta ndalonin Bellinghamin gjatë një depërtimi. Minuta 33 Marc Guéhi u përball me Simeonen, i cili gjatë dyluftimit tentoi ta godiste me kokë nga prapa. Minuta 34 Nahuel Molina u përplas në shpinën e Bellinghamit. Minuta 36 Kartoni i parë i verdhë iu dha Elliot Andersonit pasi ndali Lionel Messin.
Gjatë rënies, Messi preku lehtë me këmbë Djed Spence. Minuta 37 Vendimi i gjyqtarit shkaktoi protesta të forta nga lojtarët argjentinas. Mac Allister dhe Paredes kërkuan karton të kuq për Andersonin, ndërsa Harry Kane iu afrua arbitrit me dorën mbi gojë, duke nxitur reagime të tjera.
Minuta 41 Lisandro Martínez u bë argjentinasi i parë i ndëshkuar me karton të verdhë pasi tërhoqi Morgan Rogersin në një kundërsulm. Minuta 45+1 Teksa Reece James përgatitej të ekzekutonte shpejt një aut, nga stoli argjentinas u hodh një top i dytë në fushë për të vonuar lojën. Minuta 45+2 Paredes ndërhyri me këmbë të ngritur lart ndaj Andersonit, duke shkaktuar reagimin e Bellinghamit.
Pushimi mes pjesëve Messi dhe Fernández rrethuan arbitrin për t’u ankuar, ndërsa Messi vazhdoi protestat edhe gjatë hyrjes në tunel. Minuta 48 Messi dhe Bellingham u përplasën pranë vijës anësore, ku argjentinasi e shtyu anglezin drejt tabelave reklamuese. Minuta 51 Cristian Romero mori karton të verdhë pasi rrëzoi me të dyja duart Bellinghamin për të ndalur një kundërsulm.
Minuta 53 Dy minuta më vonë, Simeone goditi me bërryl Djed Spence në fytyrë, por nuk u ndëshkua. Minuta 58 Pas ndërprerjes së lojës, Romero qëndroi para Pickfordit gjatë tentativës së portierit për të marrë topin, duke bërë që ai të rrëzohej. Minuta 73 Messi e shtyu lehtë Spence gjatë një rivënieje anësore.
Minuta 85 Pas golit të barazimit të Enzo Fernándezit, Romero festoi duke bërtitur provokueshëm në fytyrën e Pickfordit. Minuta 88 Pasi John Stones mbeti i shtrirë për shkak të një goditjeje në kokë dhe loja u ndërpre, lojtarët argjentinas rrethuan arbitrin për t’u ankuar. Minuta 90+2 Teksa Bellingham përpiqej të niste një sulm, Gonzalo Montiel e ofendoi me fjalë, sipas Telegraph.
Minuta 97 Pas golit të Lautaro Martínez për fitoren 2:1 të Argjentinës, portieri Emiliano Martínez festoi në mënyrë provokuese para futbollistëve anglezë, duke e mbyllur një ndeshje që, sipas Telegraph, u karakterizua nga provokime të vazhdueshme dhe lojë psikologjike nga ana e Argjentinës.
