Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-të kundër qeverisë. Mijëra njerëz janë mbledhur edhe sot në qendër të kryeqytetit. Pas grumbullimit në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit do të zhvendosen drejt godinës së Kryeminsitrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Për të 47-ën ditë me radhë, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta të ndryshme, me thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare.
Burimi:
Bota Sot
