“Postimi në Facebook e çon në Prokurori: Ngritet aktakuzë për nxitje

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet I.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më , përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, dyshohet se ka ndërmarrë veprime që kanë pasur për qëllim nxitjen dhe përhapjen publike të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve fetare.

Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve është cenuar bashkëjetesa ndërfetare dhe janë krijuar rrethana që mund të ndikojnë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Lënda tashmë i është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë për pretendimet e ngritura në aktakuzë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me një vendim përfundimtar të gjykatës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com