Pak para se të përfundonte afati, Kosova dorëzon raportin për

0%

Kosova e ka dorëzuar raportin për zbatimin e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime nga Komisioni Evropian (KE). Kosova ishte vendi i fundit që dorëzoi raportin, më 15 korrik, ndërsa afati skadoi po në mesnatë të asaj dite.

Ndërkaq, burimet shtuan se nuk prisnin që Bosnje dhe Hercegovina të dorëzonte ndonjë dokument, pasi Sarajeva është e vetmja që nuk ka miratuar Agjendën e Reformave dhe, rrjedhimisht, nuk i ka nënshkruar as marrëveshjet për financim dhe hua. Pas pranimit të raporteve nga shtetet, Komisioni Evropian do të vlerësojë se deri ku kanë arritur vendet e rajonit në zbatimin e reformave.

Pas pranimit të raporteve nga shtetet, Komisioni Evropian do të vlerësojë se deri ku kanë arritur vendet në zbatimin e reformave. Më pas, në bazë të vlerësimit për rezultatet e arritura përcaktohet shuma që secili shtet merr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas pranimit të raporteve, Komisioni do të vlerësojë zbatimin e hapave përkatës reformues dhe do të marrë vendim për disbursimin e fondeve përkatëse”, deklaroi më 15 korrik për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

Më 30 qershor skadoi afati për periudhën e katërt të raportimit lidhur me përmbushjen e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes. Përveç kësaj, më skadoi edhe e ashtuquajtura periudha “grejs” që Komisioni Evropian kishte miratuar për hapat reformues që fillimisht ishte paraparë të përfundonin në mesin e vitit 2025.

Për hapat reformues, afatet e të cilëve ishin fundi i vitit 2024 dhe fundi i vitit 2025, periudhat përkatëse “grejs” skadojnë më vonë gjatë vitit 2026. Përveç dallimeve mes vendeve të rajonit në shkallën e zbatimit të hapave reformues, ekzistojnë edhe dallime në pagesat e deritanishme nga Komisioni Evropian.

Deri më tani, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë tri pagesa të rregullta nga fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Serbia ka marrë vetëm një pagesë. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina nuk kanë marrë asnjë pagesë të rregullt.

Deri më tani, Prishtina ka marrë vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, që përfaqëson shtatë për qind të shumës së përgjithshme prej 882 milionë eurosh të ndara për vendin. Buxheti i përgjithshëm i Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro për periudhën 2024–2027, shkruan REL.

Prej tyre, 2 miliardë euro janë grante, ndërsa 4 miliardë euro janë kredi me kushte të favorshme. Fondet janë ndarë sipas dy kritereve kryesore: numrit të banorëve dhe prodhimit të brendshëm bruto për kokë banori.

KE-ja i ka kombinuar këta tregues për të përcaktuar çelësin proporcional të shpërndarjes ndërmjet gjashtë përfitueseve, duke u kujdesur që vendet më të mëdha të marrin një shumë më të madhe, por duke marrë parasysh edhe nevojat e tyre ekonomike.

Sipas këtyre kritereve, Serbisë i janë ndarë 1.58 miliard euro, Bosnjës e Hercegovinës 976.6 milionë euro, Shqipërisë 922.1 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro, ndërsa Malit të Zi 383.5 milionë euro.

Më herët gjatë këtij viti, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, paralajmëroi se rajoni rrezikonte të humbiste rreth 700 milionë euro për shkak të vonesave në përmbushjen e reformave. Nëse shtetet nuk përmbushin reformat me kohë, fondet humben. Ato më pas kthehen në buxhetin e bllokut evropian. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com