Njëherë detyrat, pastaj milionat – Rruga që duhet të kalojë Kosova

0%

Bashkimi Evropian, si një ndër mbështetësit më të mëdhenj financiar të Kosovës, në fillim-korrik ka miratuar një paketë projektesh me vlerë prej mbi 200 milionë eurosh.

Megjithatë, ky ‘infuzion’ i rëndësishëm financiar, i cili ka në fokus sektorë vitalë si energjia, mjedisi, qeverisja e mirë dhe menaxhimi i kufijve, rrezikon të mbesë i bllokuar në letër për sa kohë që vendi nuk ka një Kuvend funksional.

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, para se fondet të alokohen duhet të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, të cilat kulmojnë me ratifikimin e marrëveshjes në parlament. Në ditën kur u mor ky vendim, më 8 korrik, , e cilësoi hapin e Brukselit si një lajm të mirë për qytetarët, duke saktësuar se Kosova përfiton konkretisht 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bëhet fjalë për 180.5 milionë janë në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027 dhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

Ai bëri të qartë se zbatimi i këtyre projekteve në terren do të fillojë vetëm pas nënshkrimit zyrtar dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi i Kosovës, një proces që aktualisht mbetet i ngrirë për shkak të ngërçit institucional.

Njohësja e proceseve të Bashkimit Evropian, Donika Emini, shpjegoi për Kallxo.com se si ndodhë alokimi i të mirave materiale nga BE-ja në raste të tilla, duke treguar se mjetet nuk mund të konsiderohen as si të garantuara derisa të përfundojnë procedurat e nevojshme ligjore dhe institucionale.

Duke vlerësuar se ky lajm është shumë i mirëpritur, sepse tregon se Bashkimi Evropian po vazhdon të investojë në projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore, Emini tha se miratimi i programeve IPA 2026 dhe IPA 2027 është një sinjal pozitiv se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së po vazhdon.

Me nënshkrimin e marrëveshjes financiare do të nisë procesi i kontraktimit dhe zbatimit të ndarjes buxhetore për vitin 2026, me kontratat që duhet të lidhen brenda tre vjetësh dhe të zbatohen brenda gjashtë vjetësh nga hyrja në fuqi e saj. Megjithatë, sipas saj, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes miratimit të projekteve nga BE-ja dhe disponueshmërisë së fondeve.

Emini shpjegoi se miratimi nga Komiteti IPA nënkupton se projektet janë aprovuar për financim, por fondet nuk do të disbursohen automatikisht. “Për t’u bërë operative, Marrëveshja Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian duhet të hyjë në fuqi, gjë që kërkon ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës.

Në mungesë të një Kuvendi të konstituuar, ky proces rrezikon të mbetet i bllokuar”- shpjegoi ajo. Me rregulla të BE-së, pas miratimit të paketës IPA 2026–2027 për Kosovën nga Komiteti IPA, Komisioni Evropian duhet të miratojë një vendim zbatues të Komisionit, i cili përbën ndarjen formale të fondeve të Bashkimit Evropian.

Më pas, për zbatimin e këtij vendimi, Kosovës do t’i kërkohet të lidhë një marrëveshje financiare me Komisionin Evropian, e cila duhet të nënshkruhet nga Qeveria dhe të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. Për t’i përfituar këto para, marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pas pranimit të njoftimit për një ratifikim të tillë, i cili duhet të bëhet jo më vonë se më .

Deri te një veprim i tillë, asnjë kontratë nuk mund të nënshkruhet dhe asnjë pagesë nuk mund të kryhet para hyrjes në fuqi të marrëveshjes financiare. Një situatë e ngjashme është parë edhe me Planin e Rritjes, ku fondet janë të disponueshme nga ana e BE-së, por procedurat e brendshme në Kosovë kanë penguar ecjen përpara të procesit.

Si rrjedhojë, deri më tani nga ana institucionale e Kosovës llogaritet se kanë humbur mbi 40 milionë euro, edhe pse verdikti i fundit po pritet nga Komisioni Evropian pritet të kumtohet gjatë këtij muaji për shkak se raporti për punët e kryera deri në qershor ka pasur të dorëzohet deri më 15 korrik të këtij muaji.

Sidoqoftë, në lidhje me fondet e IPA-s dhe WBIF, Emini sqaroi se ratifikimi, megjithatë, është vetëm njëra pjesë e procedurës. Ajo tregoi se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, fondet duhet të kontraktohen, zbatohen dhe menaxhohen sipas rregullave të BE-së.

“Kjo kërkon kapacitete të mjaftueshme administrative dhe absorbuese, të cilat prej vitesh janë identifikuar si një nga sfidat kryesore në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”- shtoi ajo, duke shtuar se në rastin e Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre kapaciteteve dhe në mbështetjen e institucioneve përgjegjëse.

Megjithatë, sipas Eminit, sa më shumë të vonohet ratifikimi, aq më pak kohë mbetet për kontraktimin, implementimin dhe përfundimin e projekteve, duke rritur rrezikun e vonesave dhe të mosshfrytëzimit të plotë të fondeve. “Prandaj, në këtë fazë nuk mund të thuhet se fondet janë humbur, pasi afati për përfundimin e procedurave është fundi i vitit 2027.

Megjithatë, nuk mund të konsiderohen as të garantuara derisa të përfundojnë procedurat e nevojshme ligjore dhe institucionale”- shtoi ajo. Duke e krahasuar këtë çështje me përvojën me Planin e Rritjes, ajo tha se ky i fundit dëshmoi se vonesat institucionale mund të kenë pasoja konkrete financiare.

Si rrjedhojë, ajo paralajmëroi se nëse ngërçi politik vazhdon dhe procedurat e ratifikimit shtyhen, rreziku nuk lidhet vetëm me respektimin e afateve ligjore, por edhe me zvogëlimin e kapacitetit të institucioneve për t’i absorbuar dhe zbatuar fondet në mënyrë efektive.

“Për këtë arsye, konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një parakusht për të siguruar që Kosova të përfitojë plotësisht nga instrumentet financiare që Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion”- përfundoi ajo. Projektet që i zhvillojnë këto fonde janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

Kurti kur njoftoi për miratimin e fondeve, tregoi se ato të IPA-s do të mbështesin fushat prioritare të vendit: mjedisi dhe klima – 44 milionë euro; energjia – 34.5 milionë euro; menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro; konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro; qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE – 24.7 milionë euro; dhe sundimi i ligjit – 15 milionë euro.

“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”- tha Kurti.

Kurse, me fondet e miratuara nga 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ëBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro, Kurti tha se janë në plan janë hidrosistemi Ibër-Lepenc – asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor;aAutostrada Qafë e Duhlës–Banullë – asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës; dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë – grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli tha se nga kjo pako, Pacolli tha se 44 milionë euro do të investohen drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor.

“Reformat tona nga Pakoja e Madhe e Largimit të Mbeturinave dhe reforma për krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar të mbeturinave, e deri tek zbatimi i projekteve të bazuara në natyrë për mbrojtjen e shtretërve të lumenjve tanë dhe menaxhimin e vërshimeve po vlerësohen maksimalisht.

Me miratimin e këtyre fondeve, ne po bëjmë një hap të madh për të përmirësuar dhe mbrojtur mjedisin tonë”- shtoi ajo. Kosova ka humbur një pjesë të milionave të Planit të Rritjes . Mirëpo, deri në fund të vitit ka kohë edhe për përfundimin e hapave të tjerë që kanë vlerë mbi 400 milionë euro.

Afati shtesë i 30 qershorit 2026 ka skaduar zyrtarisht, duke shënuar një dështim financiar dhe një goditje strategjike për vendin, gjë që rrezikon të shndërrohet në një efekt domino me pesë nivele, duke kërcënuar projektet investive, imazhin ndërkombëtar dhe vetë rrugëtimin integrues të shtetit drejt familjes evropiane.

Krejt kjo ka ndodhur si pasojë e një cikli të vazhdueshëm zgjedhor dhe mungese të ujdisë politike që bllokoi dhe vazhdon ta paralizojë Kuvendin. Konfirmimi zyrtar për humbjen e mundshme të parave erdhi nga vetë kryenegociatori i Kosovës për BE-në, Jeton Zulfaj, më 01.07. 2026, një ditë pasi përfundoi periudha grejs.

Për Kosovën, agjenda e Reformave përmban gjithsej 111 hapa me rreth 300 nënhapa. Nga 13 hapat që kishin afat deri në ditën e fundit të qershorit, qeveria konsideron se ka zbatuar 7 prej tyre, ndërsa 6 dështuan të zbatohen. Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove.

Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro: 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë. Më , Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimin Europian – Planin e Rritjes. Kjo është një ndër marrëveshjet me vlerën më të madhe dhe më të rëndësishmet që përfiton Kosova.

Për shkak të ngërçit të gjatë politik dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Plani i Rritjes kishte mbetur pa u ratifikuar për më shumë se një vit, duke mbajtur pezull shumën prej 882 milionë eurosh.

Burimi: Kallxo