Messi kundër Spanjës, bilanci para finales së madhe të Botërorit 2026

0%

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të sjellë një duel spektakolar mes Argjentinës dhe Spanjës, ndërsa të gjitha sytë do të jenë te Lionel Messi, i cili do të përballet me vendin ku ndërtoi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist. Kapiteni i Argjentinës kaloi më shumë se dy dekada në Spanjë me Barcelonën, ku u shndërrua në një nga futbollistët më të mëdhenj në histori.

Megjithatë, në finalen e 19 korrikut, objektivi i tij është vetëm një – të mbrojë titullin e kampionit të botës. Në historinë e përballjeve mes dy kombëtareve, Argjentina dhe Spanja janë takuar 14 herë. Të dyja skuadrat kanë nga gjashtë fitore secila, ndërsa dy ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Në Kupën e Botës, ato janë përballur vetëm një herë më parë, në fazën e grupeve të Botërorit 1966, kur Argjentina triumfoi me rezultat 2-1. Që nga debutimi i Messit me kombëtaren në vitin 2005, Argjentina dhe Spanja janë përballur katër herë në ndeshje miqësore. Spanja ka fituar tri prej tyre, ndërsa Argjentina vetëm një.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Messi ishte në fushë në humbjet 2-1 në Murcia (2006) dhe Madrid (2009), duke shënuar gol në takimin e fundit. Ai realizoi sërish edhe në fitoren bindëse 4-1 të Argjentinës ndaj Spanjës në Buenos Aires. Ylli argjentinas mungoi në përballjen e vitit 2018 në Madrid, ku Spanja triumfoi me rezultat të thellë 6-1, në një ndeshje ku Isco realizoi tre gola.

Tashmë, Messi do të ketë një tjetër mundësi për të shkruar histori, këtë herë në skenën më të madhe të futbollit botëror, teksa synon ta udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër trofeu të Kupës së Botës përballë Spanjës.

Burimi: Bota Sot