Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak orësh të dyshuarin për tentativë për vjedhje në një market të qytetit, ngjarje e cila u filmua dhe u publikua edhe në rrjetet sociale. Sipas policisë, i dyshuari është një 14-vjeçar, i cili dyshohet se theu xhamat e marketit me një çekiç, me qëllim vjedhjen.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan çekiçi i përdorur në ngjarje, si edhe veshjet që i mituri mbante në momentin e tentativës. Për shkak të moshës, ndaj 14-vjeçarit po kryhen procedurat ligjore në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ TCh Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
