Largohet nga Tirana

0%

Klubi Shumësportësh Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Erkand Karaj. Pas 8 vitesh dhe titullit si kampion në edicionin 2022-2023, sikurse Superkupën e Shqipërisë në 2023, mbyll kapitullin me bardheblutë e kryeqytetit në pozitën e trajnerit të basketbollit për meshkuj. Po ashtu, në nëntor të vitit 2023, u emërua edhe “timonier” te Kombëtarja shqiptar në basketboll, meshkuj.

“Faleminderit, Profesor Erkand! Erkand Karaj, pas 8 vitesh në drejtimin e ekipit të basketbollit për meshkuj, largohet nga ky pozicion për të vijuar kontributin e tij në një tjetër rol të rëndësishëm brenda klubit. KS Tirana e falënderon profesor Erkandin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar ndër vite, si edhe për të gjitha sukseset e arritura së bashku me ekipin.

Mirënjohje për gjithçka dhe shumë suksese në rolin e ri!”, ka shkruar klubi bardheblu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot