Shpërndaje në: Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se është e paimagjinueshme për të që ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, vazhdon të jetë në detyrë pas deklaratës për “spastrim etnik në Kosovë”.
Gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e rregullt të Komitetit të Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane të Parlamentit Evropian të enjten, Kos u bëri thirrje politikanëve në vendet kandidate për anëtarësim në BE që të kenë parasysh se çdo fjalë e thënë ka peshë. “Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha.
Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, ka thënë Kos. Kos e dënoi deklaratën e Paunoviqit edhe para dy ditësh.
Ministrja serbe gjatë ditës së sotme i kërkoi falje për deklaratën presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e arsyetuar se iu nxor nga konteksti.
Megjithatë, në intervistën e transmetuar në “Kurir TV” para katër ditësh, ajo dëgjohet qartë tek e thotë deklaratën se “po të ishte në vend të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.
Edhe Arbëri 50 min. më parë Britania për deklaratat e ministres serbe: Të neveritshme, synojnë nxitjen e tensioneve Edhe Bashkimi Evropian reagoi përmes zëdhënëses së Komisionit Evropian, Anita Hipper, e cila ka thënë se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik. Deklarata u dënua edhe nga Britania e Madhe.
Për deklaratën reagoi edhe Vuçiqi, i cili theksoi se ajo nuk përfaqëson politikën e presidencës apo të Qeverisë së Serbisë.
