Aktorja amerikane, Katie Holmes, ka nxitur spekulime se është në një lidhje dashurie me piktorin Jason Bard Yarmosky, pasi paparacët i fotografuan duke ecur të përqafuar në rrugët e New York-ut. Ata gjithashtu shijuan një darkë së bashku. Një burim për revistën People deklaroi se të dy janë parë së fundmi në Hamptons, duke u mbajtur për dore.
Foto: TMZ “Ai i pëshpëriste në vesh, ndërsa ajo qeshte. Duket se ndiheshin shumë rehat me njëri-tjetrin dhe Katie nuk e hoqi buzëqeshjen nga fytyra gjatë gjithë mbrëmjes”, tha burimi. Çifti mori pjesë në shfaqjen e filmit “The Invite”, me regji nga Olivia Wilde, në kinemanë Regal UA East Hampton. Detajet mbi lidhjet e mëparshme të Jason Bard Yarmoskyt nuk janë të njohura.
Lidhja e fundit publike e Katie Holmes ishte me Bobby Wooten III në vitin 2022. Katie Holmes and her new man, Jason Bard Yarmosky, are painting the Big Apple red this week … stepping out for another cozy date … and photos show them getting very handsy. 📷: Elder Ordonez/Instar Images pic.twitter.com/ezmX2aGMii — TMZ (@TMZ) July 15, 2026 Mediat amerikane e lidhën gjithashtu me restoratorin Emilio Vitolo Jr. në vitin 2020.
Nga viti 2006 deri në 2012, Katie ishte e martuar me Tom Cruise, me të cilin ka një vajzë, Suri.
