Kandiq: Deklarata e Paunoviqit tregon se ideologjia e spastrimit

0%

Shpërndaje në: Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiqi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të kishte qenë në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kandiq, përmes një postimi në rrjetin social X, theksoi fillimisht se ministrja Paunoviq është nga Peja.

“Ajo e di shumë mirë se më , policia serbe dëboi pothuajse të gjithë popullsinë shqiptare nga Peja. Njerëzit u larguan në këmbë në kolona drejt Malit të Zi, ndërsa me autobusë u deportuan në Shqipëri. Ajo i njeh gjithashtu krimet në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lubeniq, ku civilët u vranë dhe trupat e tyre u dogjën.

Ajo i di të gjitha këto, por megjithatë e paraqet publikisht spastrimin etnik si një zgjidhje të dëshirueshme politike dhe shpreh keqardhje që ai nuk u zbatua në vitin 1998”, ka shkruar Kandiqi. Ajo shtoi se deklaratën e Paunoviqit nuk e sheh si një qëndrim për të kaluarën, por si një mesazh se ajo ideologji nuk është braktisur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më herët, pasi Qeveria e Kosovës ia ndaloi përgjithmonë hyrjen në Kosovë dhe e shpalli person “non-grata”, Kandiqi e cilësoi këtë si një vendim të drejtë. Ajo kërkoi gjithashtu që shërbimet financiare të Qeverisë së Serbisë të verifikojnë dhe të informojnë publikun nëse ministrja Paunoviq ka marrë kompensime për shpenzime të pretenduara të udhëtimit nga Peja në Beograd dhe anasjelltas.

Nëse rezulton se ka përfituar mjete të tilla, sipas Kandiqit, duhet të bëhet publike shuma e marrë nga buxheti dhe ajo të mbahet penalisht përgjegjëse.

Edhe Arbëri 4 muaj më parë Familjarët e viktimave insistojnë që Vuçiqi të intervistohet për rastin “Panda” Në një tjetër postim në X, Kandiqi shkroi se “serbët që kanë punuar në institucione mendojnë njësoj si ministrja Paunoviq, por familjet e viktimave – me përjashtim të atyre që janë anëtarë të SNS-së ose kanë përfituar pozita – si dhe një pjesë e serbëve të zhvendosur nga Gjakova, Prizreni, Peja dhe fshatrat e përziera, nuk ndajnë të njëjtin qëndrim”.

Ajo kujtoi edhe largimin e serbëve nga Gjakova pas luftës. “Më kujtohet kolona e serbëve nga Gjakova. Në një moment, kur kolona ndaloi për të pushuar, iu afrova një burri të ri që ishte me familjen dhe e pyeta pse po largohej. Ai m’u përgjigj: ‘Kam qenë me uniformë. E di sa shqiptarë janë vrarë në Gjakovë. Nuk mund të qëndroj’.

Sot në Gjakovë jeton vetëm një grua serbe, e vendosur dhe e guximshme për të jetuar në qytetin e saj”, ka shkruar Kandiq. Da Srbija ima demokratsku Vladu, zasedala bi u toku noći i smenila ministarku Paunović. Ovako, ona uz podršku SPS-s, obečava [kosovskim Srbima?] da se neće odreći politike [zločina] svoje partije. Preostaju samo građani. Peticija za smenu?

“U se i u svoje kljuse” — Natasa Kandic (@natasakandic) July 16, 2026

Burimi: Koha