Një postim i publikuar në rrjetin social X në vitin 2021 është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi duket se ka parashikuar me saktësi finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës. Interesi për këtë postim u rrit fillimisht pas fitores 2-0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinale.
Megjithatë, pas suksesit 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë, parashikimi mori edhe më shumë jehonë, pasi të dyja skuadrat e përmendura në postim tashmë janë kualifikuar në finalen e madhe.
Postimi, i publikuar më nga një përdorues që e prezantonte veten si “udhëtar në kohë”, shkruante: “Argjentina sapo e mposhti Spanjën 3-2 në finalen e Kupës së Botës 2026.” Ky mesazh është bërë viral në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë reaguar me humor dhe habi. “Si e dinte?”, ishte një nga komentet më të shpërndara.
Sipas këtij “parashikimi”, Argjentina do të fitojë trofeun e katërt botëror, duke mposhtur Spanjën me rezultatin 3-2 në finalen që do të zhvillohet të dielën. Ndërkohë, një tjetër pretendim i ngjashëm nga një përdorues në TikTok nuk rezultoi i saktë. Ai kishte parashikuar se Meksika do të shpallej kampione e botës pas një fitoreje me penallti ndaj Argjentinës në finale.
Megjithatë, kjo skenar u hodh poshtë pasi Meksika u eliminua nga Anglia në fazën me eliminim direkt. Edhe pse postimi i vitit 2021 ka tërhequr vëmendje të madhe, ai mbetet thjesht një rastësi apo një parashikim i pakonfirmuar. Përgjigjja përfundimtare do të jepet vetëm pas finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës.
