Ish – sulmuesi i kuq nis aventurën e re në Kategorinë e Tretë

0%

William Cordeiro është futbollisti më i ri i CSM Unirea Alba Iulia. Sulmuesi 33-vjeçar vendosi që të largohej nga Besa e Kavajës, për të nisur një aventurë të re në Ligën e 3-të të Rumanisë. Me klubin e ri, braziliani ka firmosur kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që ka edhe opsionin e rinovimit të kontratës, edhe për një tjetër vit.

Kujtojmë se Cordeiro është mjaft i njohur në Shqipëri, pasi ka luajtur me Kukësin, Partizanin, Laçin dhe Besën. Gjithashtu, brazilian ka fituar 1 Kupë të Shqipërisë dhe 1 Superkupë.

Burimi: Bota Sot