Policia ka intervistuar pronarin e lokalit në Han të Elezit, nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona. Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. “ Me në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona ”.
“ Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit” , thuhet në raport. Lidhur me këtë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndërmarrë kontrolle zyrtare emergjente për të mbështetur institucionet kompetente në identifikimin e shkaktarit të mundshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
