Halil Kastrati, ndan pamje të megaprojektit në Prizren

0%

Humanisti dhe Drejtuesi i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka ndarë ecurinë e një prej projekteve më të mëdha humanitare në Prizren. Kompleksi shumëfunksional, i cili po merr formë dita-ditës, do të përfshijë një qendër ditore për të moshuar, bujtinë për studentë, kuzhinë humanitare, amfiteatër dhe selinë qendrore të shoqatës.

“Një ëndërr që po bëhet realitet”, shprehet Kastrati, duke falënderuar të gjithë bamirësit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij misioni humanitar. “Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”

Burimi: Telegrafi