Gjykata Supreme ia ka ndryshuar vendimin mbi dënimin të akuzuarit për vrasjen e gruas së tij, Edmond Lajqi. Lajqi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës me burgim të përjetshëm dhe ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit, për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukella. Kështu Gjykata Supreme nga dënimi me burgim të përjetshëm, i ka lënë në fuqi vetëm dënimin me burgim prej 30 vitesh .
“ Gjykata Supreme ka vendosur që të pandehurit E.L., i shpallur fajtor për veprat penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal, t’i shqiptohet dënimi me 30 (tridhjetë) vjet burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data ” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Sipas Supremes, Gjykatat e shkallëve më të ulëta nuk kanë zbatuar drejtë Kodin Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm. Tutje sipas Gjykatës Supreme, një pjesë e rrethanave veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa përbëjnë element të vetë veprës penale dhe për këtë arsye nuk mund të shqiptohet dënim më të rëndë.
“Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit”- thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Aktakuza ndaj të akuzuarit Edmond Lajqi për vrasjen e gruas së tij në Pejë, është ngritur tetë muaj pas rastit të vrasjes. Sipas komunikatës së Prokurorisë, Edmond Lajqi më datë , rreth orës të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, kishte privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella.
Këtë veprim sipas organit të ndjekjes i akuzuari e ka ndërmarrë për shkak të problemeve të vazhdueshme që i njëjti kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët.
“Edmond Lajqi ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri Edmond Lajqi, me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës”- thuhej në komunikatën e Prokurorisë së Pejës të datës .
Gjithnjë sipas organit të ndjekjes, më pas i pandehuri theksohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të jetë paraqitur në Stacionin Policor të Pejës, ku i ka njoftuar zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”.
Komunikata potencon se përveç akuzës për kryerjen e veprës penale “Vrasje e Rëndë”, i akuzuari ngarkohet edhe me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Raportimet paraprake të KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni këtu .
