Shpërndaje në: Ende është në arrati i dyshuari për plagosjen e së mërkurës mbrëma në Fushë-Kosovë. Siç bën të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë drejt viktimës dhe e ka plagosur atë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës.
Policia ka njoftuar tutje se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërkaq i dyshuari është ende në arrati.
Burimi:
Koha
