Një tjetër biznes në Kosovë është bërë cak i hajnave. Këtë herë, në shënjestër ka qenë kompania “ERC Trade” në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku autorët kanë arritur të marrin mijëra euro para të gatshme dhe të shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut, kur rreth orës është aktivizuar alarmi i objektit. Sipas pronarit të kompanisë, A. Arifi persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar në objekt dhe kanë vjedhur 4.500 euro para të gatshme, ndërsa dëmi material i shkaktuar vlerësohet në rreth 25 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë mbledhur prova materiale. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se autorët kanë dëmtuar edhe DVR-in e sistemit të kamerave të sigurisë, duke pamundësuar sigurimin e pamjeve që mund të ndihmonin në identifikimin e tyre.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
